Tre të dyshuar nën kërcënimin e thikës marrin 20 euro nga një femër

12.11.2025

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë njofton se më datën 10 nëntor 2025, rreth orës 03:40, në rrugën “Tahir Zemaj” në Pejë ka ndodhur një rast i grabitjes.

Sipas njoftimit të policisë, viktima e rastit është sulmuar fizikisht dhe i është grabitur një shumë prej 20 eurosh, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë). Viktima është futur me dhunë në veturën e tij, ndërsa njëri nga të dyshuarit e ka drejtuar automjetin drejt Deçanit. Gjatë rrugës, vozitësi i veturës ka humbur kontrollin dhe ka pësuar një aksident.

Pas një pune intensive hetimore nga njësite e Stacionit Policor në Pejë, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë tre të dyshuarit. Gjatë bastisjeve, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 20 euro, thika, tre telefona mobilë dhe dy automjete, të cilat dyshohet se janë përdorur në kryerjen e grabitjes.

Pas intervistimit nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, tre të dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për këtë rast janë në vazhdim.