Policia e Kosovës shqipton 1,789 gjoba brenda 24 orëve – 64 aksidente trafiku në vend

11.11.2025

Policia e Kosovës ka bërë të ditur raportin e saj ditor për sigurinë dhe qarkullimin rrugor në vend. Sipas njoftimit zyrtar, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë shqiptuar gjithsej 1,789 gjoba ndaj kundërvajtësve të trafikut në të gjitha rajonet e Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 64 aksidente trafiku, prej të cilave 38 kanë përfunduar me dëme materiale, ndërsa 26 të tjera me persona të lënduar.

Në kuadër të veprimeve policore, janë arrestuar 27 persona, 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë ndodhen në vuajtje të dënimit.

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe sinjalizimet rrugore, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.