Bali Muharremaj fiton edhe në Tërrnje, siguron 65.40% të votave
09.11.2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve zyrtare nga numërimi i votave për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Suharekës, ku garojnë dy kandidatët për kryetar: Bali Muharremaj nga AAK dhe Ardian Shala nga LDK.
Sipas rezultateve të KQZ rezulton se në Tërrnje, Bali Muharremaj ka fituar ndaj Ardian Shalës, Muharremaj në këtë fshat ka siguruar 65.40% të votave, ndërsa Shala 34.60%.
SuharekaOnline do t’iu mbaj të informuar në vazhdim për rezultatet.