Policia e Kosovës njofton – 48 aksidente, 25 të lënduar dhe 1,900 gjoba në trafik
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar rreth 1 mijë e 900 gjoba në trafik, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
Sipas raportimeve të policisë, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar disa aksidente trafiku, ku 25 persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa 23 raste kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Përveç gjobave, Policia njofton se janë arrestuar 23 persona, ndërsa 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje. Po ashtu, katër persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Autoritetet policore apelojnë tek qytetarët për kujdes maksimal në trafik dhe respektim të rregullave rrugore, duke theksuar se çdo shkelje e sigurisë rrugore mund të ketë pasoja serioze për jetën dhe pronën e qytetarëve.