Qeveria në detyrë merr tri vendime të reja
Qeveria në detyrë ka mbajtur të enjten mbledhje elektronike, gjatë së cilës kryeministri dhe ministrat në detyrë kanë miratuar tri vendime të rëndësishme.
Sipas njoftimit zyrtar:
Kërkesë për autorizim për marrëveshje kredie me Bashkimin Evropian
Qeveria ka miratuar propozimin për të kërkuar nga presidentja dhënien e autorizimit Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje në Ballkanin Perëndimor”. Kjo marrëveshje do të realizohet ndërmjet Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, si huadhënës, Republikës së Kosovës, si huamarrës, dhe Bankës Qendrore të Kosovës, si Agjent i huamarrësit.
Kthimi i fondeve të privatizimit
Është miratuar kërkesa e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, në Ndërmarrjen Shoqërore “Çeliku”, në shumën prej 6,405 euro.
Kursime dhe ndarje buxhetore
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka marrë miratimin për kursime dhe ndarje të fondeve, sipas tabelave të bashkëngjitura në aneksin A (kursimet) dhe aneksin B.
Qeveria në detyrë ka theksuar se këto vendime kanë për qëllim menaxhimin e përgjegjshëm të burimeve financiare dhe avancimin e reformave ekonomike dhe zhvillimore në vend.