Ardian Shala nis ditën në Peqan, pin kafen e mëngjesit së bashku me banorët
05.11.2025
Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala, ka zhvilluar sot një takim me banorët e fshatit Peqan, të cilët i përshkroi si njerëz punëtorë, të ndershëm dhe me shpirt të madh.
Gjatë bisedave, Shala tha se ndjeu qartë dëshirën e banorëve për ndryshim, për një qeverisje që i dëgjon, i respekton dhe u qëndron pranë çdo dite.
Ai theksoi rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke e konsideruar atë burim të vlerësueshëm për nevojat reale të komunitetit dhe për formësimin e politikave që adresojnë sfidat e tyre të përditshme.
Takimet e këtij lloji, sipas Shalës, janë pjesë e angazhimit të tij për të krijuar një qeverisje transparente, të përgjegjshme dhe afër qytetarëve në të gjitha fshatrat e komunës së Suharekës.