Muharremaj për mjekët dhe infermierët: “Janë drita që nuk fiket asnjëherë”
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur mirënjohje të veçantë për punën dhe përkushtimin e mjekëve e infermierëve, të cilët, siç tha ai, janë gjithmonë pranë qytetarëve me profesionalizëm dhe humanitet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muharremaj ka vlerësuar kontributin e stafit shëndetësor në situata të vështira, duke theksuar se kujdesi i tyre është shembull për të gjithë.
“Në çdo dhimbje, ata janë aty me qetësi dhe profesionalizëm.
Në çdo shpresë, ata janë të parët që besojnë.
Mjekët dhe infermierët tanë janë drita që nuk fiket asnjëherë, sepse kujdesi i tyre buron nga zemra,” – ka shkruar Muharremaj.
Ai shtoi se falë përkushtimit të punonjësve shëndetësorë, qytetarët e Komunës së Suharekës ndihen më të sigurt dhe të mbrojtur.
“Faleminderit për gjithçka që jeni dhe po bëni për qytetarët e Komunës së Suharekës,” – përfundoi kryetari.