Kurti cakton mandatar të ri për qeverinë, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje pritet ta votojë
04.11.2025
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje do të mblidhet sot për të caktuar mandatarin e ri për kryeministër.
Në rendin e ditës të kësaj mbledhje që e ka publikuar Tëvë1 mbledhja do të mbahet nga ora 12:00.
Raportohet se mëngjesin e sotëm kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me presidenten Vjosa Osmani.
Takimi vjen një ditë para se përfundojë afati dhjetë ditor brenda të cilit presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet të mandatojë një kandidat tjetër për kryeministër ose të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Të dielën e 26 tetorit, Kurti nuk arriti ta formojë qeverinë, pasi pro votuan vetëm 56 deputetë.