Ardian Shala e nis ditën me kafe bashkë me banorët e Reshtanit

04.11.2025

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala, e ka nisur mëngjesin e së martës në fshatin Reshtan, ku është takuar me banorët lokalë në një atmosferë miqësore, duke pirë kafe dhe biseduar për nevojat e komunitetit.

Shala ka ndarë momente nga ky takim në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku ka publikuar edhe fotografi me banorët, duke falënderuar ata për pritjen dhe përkrahjen.

“Mëngjesin e sotëm e nisa me banorët e Reshtanit. Faleminderit për mikpritjen dhe për bashkëbisedimin e ngrohtë rreth ideve dhe projekteve për të ardhmen e Suharekës,” ka shkruar Shala në postimin e tij.

Ky aktivitet është pjesë e takimeve të shumta që kandidati po zhvillon me qytetarët në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 9 nëntor 2025, ku Ardian Shala do të përballet me kryetarin aktual, Bali Muharremaj.

Në komunikimet e tij publike, Shala ka theksuar rëndësinë e afërsisë me qytetarët dhe dëgjimit të drejtpërdrejtë të kërkesave të tyre, si pjesë e angazhimit për një qeverisje më transparente dhe bashkëpunuese.