OVL-UÇK paralajmëron protestën e radhës në përkrahje të ish-krerëve të luftës

29.10.2025

Sot, ditën e mërkurë, organizata Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL‑UÇK) përmes një konference për media bëri publik se do të organizojë protestën e radhës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Protesta e radhës në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë do të mbahet para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg më 16 nëntor.

“Kemi vendosur që protestën e radhës ta organizojnë më 16 nëntor para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg”, tha Hysni Gucati në konferencë për media.

Kujtojmë se protesta e fundit në përkrahje të ish-krerëve që po gjykohen në Hagë ishte në Tiranë me 17 tetor.