Kurti: Ka shumë inate e xhelozi, ose e bëjmë qeverinë ose shkojmë në zgjedhje

21.10.2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kuti gjatë një deklarate nga Londra, ka njoftuar për përpjekjet e formimit të Qeverisë së re, afati i së cilët do të jetë kjo fundjavë.

Kuti ka deklaruar që nëse deri të dielën nuk arrihet një marrëveshje për qeverinë, atëherë vendi mund të përballet me zgjedhje të reja.

“Do të përpiqemi maksimalisht që deri të dielën, më së largu, por të hënën nuk mundemi me u përgatit. Sepse të hënën ose e kemi bë qeverinë, ose nuk e kemi bë”.

Tutje ai thekson se nuk është e lehtë, sepse ka më shumë inate dhe xhelozi se sa ide, punë e pasion.

“Nuk është kollaj. S’di si me ua shpjegu. Ndoshta e keni dëgjuar edhe ju vet – është intoksiku atmosfera shumë. Ka shumë xhelozi, inat e cinizëm, më shumë se ide, punë e pasion” ka shtuar ai.

Ndër tjerash ai ka pohuar se do të përpiqet ta bëj qeverinë e re ose alternativ tjeterë mbeten vetem zgjedhjet e reja.

“Do të përpiqemi ta bëjmë qeverinë. Por siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje prapë. Ose do ta bëjmë qeverinë, ose shkojmë në zgjedhje prapë”, shtoi ai.