Gjermani, ndalohen katër shqiptarë në kufirin me Francën – zbulohen raste mashtrimi dhe dëbimi
Autoritetet gjermane kanë ndaluar disa persona gjatë kontrolleve kufitare në pikën Goldene Bremm, pranë Saarbrücken, si dhe në zona të tjera afër kufirit me Francën.
Në njërin rast, në pikën kufitare Goldene Bremm, policia ka ndaluar një 26-vjeçar shqiptar që udhëtonte me autobus. Po ashtu, në Überherrn, një 45-vjeçar shqiptar u kap pasi u përpoq të mashtronte policinë, duke pretenduar se kishte harruar lejen e qëndrimit. Verifikimet zbuluan se ai ishte dëbuar nga Franca në vitin 2022.
Gjatë kontrolleve të tjera në Kleinblittersdorf, autoritetet ndaluan një afgan 29-vjeçar dhe një kosovar 50-vjeçar, të cilët po ashtu u nxorën nga autobusi.
Kontrollet kufitare në këtë zonë janë intensifikuar kohët e fundit, si pjesë e masave për parandalimin e hyrjeve të paligjshme në territorin gjerman.