Bali Muharremaj falënderon të gjithë të angazhuarit në procesin e numërimit të votave në Suharekë
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur falënderimin e tij për të gjithë ata që po vazhdojnë të punojnë në kuadër të procesit të numërimit të votave në qytet, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.
“Janë vajzat dhe djemtë, gratë dhe burrat, të cilëve duhet t’ju themi faleminderit për punën, saktësinë dhe korrektësinë. Ata po punojnë ende. Dhe, përtej dallimeve simbolike politike, ata po i shërbejnë vendit të tyre, duke ia vendosur Suharekës dhe Kosovës themelet e demokracisë,” ka shkruar Muharremaj.
Ai ka shprehur mirënjohje për të gjitha ekipet që po kontribuojnë në këtë proces – nga zyrtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ), komisionerët e tavolinave të numërimit, vëzhguesit e subjekteve politike, deri te pjesëtarët e policisë dhe stafi mbështetës që po sigurojnë mbarëvajtjen e procesit.
“Të gjitha ekipeve, zyrtarëve të KKZ, komisionerëve, vëzhguesve, policëve dhe gjithë ekipeve tjera mbështetëse, me zemër ju falënderohemi. Punë të mbarë,” ka përfunduar ai në mesazhin e tij.