Kosova e çon në shtëpi trajnerin e Suedisë, Tomasson shkarkohet pas humbjes në Stokholm

14.10.2025

Pas disfatës së mbrëmshme ndaj Kosovës, Federata Suedeze e Futbollit ka marrë vendimin për të shkarkuar trajnerin Jon Dahl Tomasson.

Danezi, i cili ishte emëruar në krye të Suedisë vetëm një vit më parë, nuk arriti të sjellë rezultatet e pritura, duke e mbyllur epokën e tij në mënyrën më të keqe të mundshme – me humbje nga Kosova dhe vetëm një pikë në grupin kualifikues.

Media suedeze e ka cilësuar dështimin ndaj Kosovës si “pikën e fundit të durimit”, ndërsa ky rezultat ka bërë që Suedia të mbetet në vendin e fundit të grupit.

Për Kosovën, fitoret kundër një rivali të madh si Suedia kanë qenë historike, ndërsa për Tomasson – ndeshja e fundit në stolin suedez.