1,030 qytetarë kanë votuar deri më tani në Bllacë

12.10.2025

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në Komunën e Suharekës deri në orën 17:00 kanë votuar gjithsej 21,700 qytetarë nga 69,770 sa janë në listën e votuesve.

Po ashtu, në fshatin Bllacë të kësaj komune, nga gjithsej 3,833 votues, deri në këtë orë kanë votuar 1,030 qytetarë, që në përqindje i bie 26.87%.

Rikujtojmë se procesi i votimit edhe në këtë qendër ka nisur pa probleme që nga ora 07:00 e mengjesit.