Prokuroria e Prizrenit ka ngritur tetë aktakuza kundër 13 personave të dyshuar
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga themelore janë ngritur 58 aktakuza, kundër 67 personave, janë ndaluar 13 persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për vepra të ndryshme penale dhe ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një personi.
Foto: Ilustrim
Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale, përfshirë ndalimin e dy personave të dyshuar, parashtrimin e një kërkese për caktimin e paraburgimit si dhe ngritjen e tetë aktakuzave kundër trembëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale.
Ndalime me urdhër të prokurorit
Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar në dy raste të ndara. Të dyshuarit ngarkohen me veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Kërkesë për caktim të paraburgimit
Po ashtu, Prokuroria ka parashtruar një kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një personi të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Aktakuzat e ngritura
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur gjithsej tetë aktakuza kundër trembëdhjetë personave. Aktakuzat përfshijnë këto raste:
- Dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
- Një aktakuzë kundër katër personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
- Një aktakuzë kundër tre personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Detyrimi”;
- Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
- Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
- Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”;
- Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Mashtrimi”.
Prokuroria Themelore në Prizren vazhdon të angazhohet në hetimin dhe ndjekjen penale të të gjitha veprave penale në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me ligjin.