Rrugë të përfunduara vetëm në letra? Zyrtarë të Komunës së Suharekës nën hetime për rrugët e Budakovës!

05.10.2025

Komuna e Suharekës po përballet me kritika për mënyrën e realizimit të disa projekteve infrastrukturore të kontraktuara viteve të fundit.

Rrugë të përfunduara vetëm në letra? Zyrtarë të Komunës së Suharekës nën hetime për rrugët e Budakovës! Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave publike, në maj të vitit 2022 është lidhur një kontratë për “Ndërtimin e rrugëve lokale në Budakovë”, me operatorin ekonomik fitues, në vlerë prej 113,957.08 euro.

Projekti përfshinte disa segmente rrugësh si: “3 Korriku”, “Zejnullah Kokollari”, “Hoxhë-Bajraktar”, “Mehmet Kameri”, “Kroi i fshatit”, “Bujar Buzhala – segment”, “Mursel Buqa – asfalt” dhe “Agron Palushi”.

Megjithatë, sipas vëzhgimeve në terren dhe dëshmive të banorëve, disa nga këto rrugë nuk janë shtruar tërësisht ose fare, ndonëse në raportet vjetore të punës së kryetarit të Komunës për vitet 2022 dhe 2023 ato figurojnë si “të përfunduara”. Konkretisht, rrugët “Mehmet Kameri”, “Mehmet Xhafa” dhe “Agron Palushi” përmenden si të përfunduara në dokumentet zyrtare, por në terren, sipas banorëve, puna nuk është realizuar plotësisht.

Lidhur me këtë rast, është bërë e ditur se është deponuar një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prizren, e cila aktualisht është duke e trajtuar çështjen.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More