1.
79 aksidente e mbi 1 mijë e 800 tiketa trafiku brenda një dite në Kosovë
04.10.2025
Mosrespektimi i rregullave në trafik, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, janë vetëm nga disa arsyet e aksienteve rrugore.
E njëra nga mënyrat e parandalimit të aksidenteve rrugore, janë gjobat e Policisë së Kosovës.
Nga raporti i PK-së bëhet e ditur se gjatë 24 orëv të fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 79 aksidente trafiku, 25 prej tyre me persona të lënduar dhe 54 vetëm me dëme materiale.
Poashtu, janë shqiptuar edhe 1 mijë e 851 gjoba për kundërvajtje.