Drita do të debutojë sonte në Ligën e Konferencës

02.10.2025

Drita do ta nisë sonte një faqe të re në historinë e futbollit kosovar.

Drita do të debutojë sonte në Ligën e Konferencës Foto: Ilustrim

Atë që e kishte bërë dy herë FC Ballkani, sonte do ta bëjë kampioni aktual i Kosovës, FC Drita.

Gjilanasit do të marrin pjesë për herë të parë në garën më serioze të Ligës së Konferencës, më saktësisht në fazën e ligës, dikur fazë e grupeve.

Bardhekaltrit do ta bëjnë këtë për herë të parë në historinë e tyre pasi u treguan të suksesshëm në fazat paraprake.

Ekipi i trajnerit Zekirija Ramadani do ta nisë këtë eksperiencë të re në Finlandë, ku e pret ekipi vendës, KuPS.

Ndeshja do të luhet në Tampere, ndërsa do të nisë prej orës 18:45.

Skuadra e vetme kosovare që ka mbetur në garat evropiane synon të nxjerrë rezultat të favorshëm sonte për t’i marrë pikët e para në ligë. /Gazeta Express/

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More