Asnjëri nga kandidatët për kryetar të Komunës së Suharekës nuk ka probleme me ligjin

01.10.2025

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar sot një raport të ri në të cilin evidentohen kandidatët për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, të cilët kanë aktakuza aktive apo janë dënuar më herët me vendime të formës së prerë për vepra penale.

Sipas këtij raporti nga 206 kandidatët për kryetarë të komunave, 8 prej tyre apo 3.9% janë persona të cilët kanë probleme me ligjin.

Nga statistikat që posedon SuharekaOnline, bëhet e ditur se asnjëri nga katër kandidatët për kryetar të Komunës së Suharekës, nuk ka ndonjë aktakuzë aktive apo probleme me ligjin.

Rikujtojmë se zgjedhjet lokale pritet të mbahen me 12 tetor të vitit 2025, ku gjithsej në garë për të parin e Suharekës janë katër kandidat: Bali Muharremaj nga AAK, Hamdi Bytçi nga LVV, Ardian Shala nga LDK dhe Dardan Berisha nga PDK.