E hëna në Kosovë – 15 të arrestuar, 78 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba për kundërvajtje

30.09.2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 78 aksidente trafiku.

Nga këto, 35 aksidente kanë qenë me dëme materiale, 22 me të lënduar dhe 1 aksident me fatalitet.

Gjatë së njëjtës periudhë janë shqiptuar 2.181 gjoba trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Po ashtu, policia ka arrestuar 15 persona, ndërsa 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje.