Aksident me fatalitet në rrugën Suharekë–Shtime, një i vdekur dhe dy të lënduar

28.09.2025

Sot, më datë 28.09.2025, rreth orës 19:00, në rrugën Suharekë–Shtime, në mes të fshatrave Duhël dhe Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një automjeti.

Si pasojë e aksidentit, një pasagjer i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy persona të tjerë të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se rruga Suharekë–Shtime është e bllokuar për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimeve nga njësitë kompetente. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim.