Gjermani, shqiptari 18-vjeçar kapet me dokumente të falsifikuara, përballet me pasoja ligjore
26.09.2025
Në Aeroportin e Memmingerbergut, më 25 shtator 2025, një 18-vjeçar shqiptar tentoi të udhëtonte drejt Dublinit, Irlandë, duke përdorur një kartë identiteti italiane të falsifikuar.
Fillimisht ai kishte deklaruar se synonte të fluturonte drejt Tiranës, por hetimet zbuluan planin e tij të vërtetë: të hynte në Irlandë si shtetas i BE-së për të ndërtuar një jetë të re atje.
Falsifikimi u konstatua nga oficerët gjermanë, dhe për pasojë i riu humbi të drejtën e qëndrimit si turist, u urdhërua të kthehej në Shqipëri dhe u detyrua të paguante një depozitë sigurie prej 600 eurosh.