Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për posedim të lëndëve narkotike

26.09.2025

Policia e Kosovës ka njofuar se sot gjatë dit së premte ka arrestuar një të dyshuar për posedim të lëndëve narkotike.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot gjatë ditës së premte në fshatin Reçak të Shtimes ka arrestuar një 23 vjeçar me inicialet A.A i cili dyshohet për posedim të lëndëve narkotike.

Poashtu, policia bën të ditur se i arrestuari pas procedurave të nevojshme policore është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Arrestohet një person i kërkuar në Shtime

Më datë 26.09.2025, rreth orës 11:15 në fshatin Reçak, në Shtime, njësitet policore bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, kanë arrestuar personin e kërkuar A. A., 23 vjeç.

Ai ishte i dënuar me 30 ditë burgim efektiv dhe 500 gjobë për veprën penale ” Posedim i pautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge “.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dënuari është dërguar për vuajtjen e dënimit.” thuhet në njoftim.