Krerët e institucioneve bëjnë homazhe të varri i heroit, Afrim Bunjaku
Në dyvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, sot është nderuar rreshteri Afrim Bunjaku i cili ra heroikisht gjatë këtij sulmi.
Familjarë, zyrtarë të lartë shtetërorë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe qytetarë të shumtë vendosen kurora lulesh tek varri i rreshterit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kanë bërë homazhe të varrit i heroit, Afrim Bunjaku.
Në ceremoninë e homazheve, një moment prekës preku të gjithë të pranishmit, ku djali i heroit Bunjaku nuk i mbajti lotët pas vendosjes së luleve pranë varrit të babait të tij.
Ai shihet teksa ngushëllohet nga të pranishmit dhe zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, e poashtu përqafohet edhe nga Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.