1.
Policia aksion në dy rajone të Kosovës, bastisen disa lokacione
24.09.2025
Policia e Kosovës po zhvillon një aksion të madh në disa lokacione në vend.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se janë duke u bastisur rreth 25 lokacione të ndryshme, ndërsa në terren ndodhen njësi të shumta të policisë, përfshirë njësitë speciale dhe hetuesinë. Madje thuhet se ka edhe të arrestuar.
Indeksonline mëson se bëhet fjalë për një aksioni të madh kundër heroinës ku janë arrestuar babë e bir në Pejë.
Ata dyshohet se janë pjesë e një rrjeti te shitblerjes së heroinës në tregun vendor dhe nderkombetar.