Mot me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë deri në 29°C

24.09.2025

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 25 deri në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare.