Osmani takon zyrtarin e lartë të NATO-s në SHBA, rithekson synimin e Kosovës për anëtarësim

23.09.2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së saj në New York, është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.

Gjatë këtij takimi, Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vend, duke nënvizuar rolin vendimtar të Aleancës në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit.

Ajo ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, duke e cilësuar këtë proces si objektiv strategjik jo vetëm për paqen dhe sigurinë afatgjatë të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit.