Solidaritet në veprim, drejtori Enver Shabani mbështet fëmijët autik të Suharekës për blerjen e produkteve ushqimore

22.09.2025

Shoqata “Autizmi” në Suharekë ka shprehur mirënjohje të veçantë për Drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, z. Enver Shabani, për kontributin dhe përkushtimin e treguar në mbështetje të aktiviteteve për fëmijët.

Sipas informacioneve, ndihma e ofruar nga Shabani është shfrytëzuar për blerjen e produkteve ushqimore, duke bërë të mundur realizimin e aktiviteteve të shoqatës me sukses dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në mirëqenien e fëmijëve.

“Vlerësojmë lartë gatishmërinë dhe përkushtimin e z. Shabani për të qenë pranë nismave që ndikojnë pozitivisht tek fëmijët tanë”, thuhet në njoftimin e Shoqatës “Autizmi” Suharekë.