1.
Pesë persona ndalohen nga policia, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë
11.09.2025
Pesë shtetas kosovarë, katër meshkuj dhe një femër, janë shoqëruar të mërkurën në stacionin policor në Ranilluk, pasi dyshohet se kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës me një veturë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 10 shtator 2025, rreth orës 13:55.
“Janë shoqëruar në stacionin policor katër meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që me veturë dyshohet se kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.