Handikos Suharekë pranon donacion nga mërgata – 10 karroca, 15 rolatorë dhe paterica

08.09.2025

Qendra rehabilituese për persona me aftësi të kufizuara, Handikos Suharekë, ka pranuar një donacion me pajisje ndihmëse nga mërgata shqiptare.

Donacioni u mundësua nga Armend dhe Adem Veselaj nga Reqani i Suharekës, si dhe nga Avni Kurmehaj nga Strellci i Deçanit, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Mynih të Gjermanisë.

Sipas njoftimit të qendrës, donacioni përfshinë:

  • 5 karroca normale,
  • 5 karroca speciale,
  • 15 rolatorë (shetitore),
  • 1 palë paterica brryli.

Nga Handikos Suharekë kanë falënderuar donatorët për kontributin e tyre, duke theksuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje për përfituesit e shërbimeve të qendrës.