KKZ në Suharekë informon Handikos për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

08.09.2025

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Suharekë ka zhvilluar sot një vizitë në organizatën Handikos Suharekë, ku ka ofruar informacione të detajuara lidhur me procesin e regjistrimit të votuesve me nevoja të veçanta për Zgjedhjet Lokale 2025.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të sigurohet që çdo qytetar, pa dallim, të ketë mundësinë të ushtrojë të drejtën e tij demokratike për të votuar.

Sipas njoftimit, KQZ ka hapur procesin e regjistrimit për personat me nevoja të veçanta nga 7 shtator deri më 7 tetor 2025.

Për ndihmë dhe informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë përmes Viber/WhatsApp në numrin +383 44 53 00 43, në email: [email protected], ose të aplikojnë online në këtë link: https://vpnv.kqz-ks.org/sq/SpecialNeedsVoters/SpecialNeedsApply.