Gjykata Kushtetuese pezullon përkohësisht afatin për postin e nënkryetarit të Kuvendit

05.09.2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka aprovuar kërkesën e dorëzuar nga deputetët e Listës Serbe dhe Adem Hoxha për vendosjen e një mase të përkohshme lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

Gjykata Kushtetuese pezullon përkohësisht afatin për postin e nënkryetarit të Kuvendit Foto: Ilustrim

Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 30 shtator 2025.

Sipas aktvendimit të publikuar, masa e përkohshme ka për qëllim të ndalojë rrjedhjen e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, i përcaktuar në një nga aktgjykimet e mëhershme të Kushtetueses.

Gjykata vlerëson se kjo ndërhyrje është e nevojshme për të shmangur “rreziqe ose pasoja të pariparueshme” dhe se miratimi i saj është në “interes publik”.

Po ashtu, Gjykata thekson se kjo masë nuk paragjykon përmbajtjen përfundimtare të çështjes që është ende në shqyrtim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More