3.
[VIDEO] – Prizren, sulmoi policët pas shqiptimit të gjobës në trafik, arrestohet një person
28.08.2025
Një person është arrestuar të mërkurën në Prizren, pasi ka sulmuar zyrtarët policor në shenjë revolte, pas shqiptimit të një gjobe në trafik.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 18:30. Autoritetet kanë bërë të ditur se i dyshuari, një mashkull kosovar, pas incidentit është shoqëruar në stacionin policor.
“Është arrestuar se i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti në shenjë revolte pas shqiptimit të një gjobe në trafik ka sulmuar zyrtarët policor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndaj tij pritet të ngritet procedurë përkatëse ligjore.