Fluksi në kufi: Deri në 2 orë e gjysmë pritje në Merdarë

22.08.2025

Mërgimtarët që po kthehen nga Kosova sot po përballen me pritje të gjata në disa pika kufitare.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme tregojnë se kolona dhe vonesat janë më të theksuara në pikat kryesore të daljes.

Merdarë – pritja më e gjatë

Në pikën kufitare të Merdarit, pritjet për dalje arrijnë deri në 130-150 minuta, ndërkohë që kolona e automjeteve ka shkuar deri në 1,500 metra. Kjo mbetet pika më e ngarkuar sot.

Dheu i Bardhë – vonesa të konsiderueshme

Edhe në pikën e Dheut të Bardhë është raportuar fluks i madh, ku pritja për dalje është rreth 90 minuta, me kolonë automjetesh deri në 800 metra.

Jarinje – fluks i shtuar

Në Jarinjë, pritjet për dalje variojnë nga 20 deri në 30 minuta, ndërsa kolona arrin deri në 150 metra.

Pikat tjera kufitare

Në pikat e tjera të kalimit kufitar, situata është më e qetë, me pritje që variojnë nga 3 deri në 6 minuta. Këtu përfshihen: Bërnjak, Glloboçicë, Hani i Elezit, Kullë, Muçibabë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmicë, ku nuk është raportuar për kolona të gjata.