Kryetari Muharremaj prezanton kandidaturën e Enver Shabanit për Asamble Komunale
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka prezantuar sot kandidaturën e Enver Shabanit për Asamblenë Komunale, duke e vlerësuar atë si një profesionist me përvojë dhe njeri të afërt me qytetarët.
Shabani, Master i Shkencave në Menaxhimin e Emergjencave, aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Publike dhe Emergjente. Në këtë rol, sipas Muharremajt, ai ka dëshmuar se përkushtimi dhe profesionalizmi sjellin rezultate të prekshme në jetën e përditshme të qytetarëve.
Duke rikandiduar për herë të tretë, Shabani synon të fitojë sërish besimin e qytetarëve për të vazhduar punën në mbrojtjen e interesave të tyre dhe në ngritjen e nivelit të funksionalitetit, sigurisë dhe zhvillimit të Suharekës.
Në prezantimin e tij, kryetari Muharremaj tha se është i bindur se Shabani është zëri i duhur i qytetarëve në Asamble, duke e cilësuar atë si një garanci për të ardhmen e komunës.