Suharekë, arrestohet një person i dyshuar dhe konfiskohen lëndë narkotike
Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Njësia në Prizren, në bashkëpunim me hetuesit policorë të Stacionit Policor Suharekë, kanë realizuar një aksion policor që ka përfunduar me arrestimin e një personi të dyshuar për veprimtari të paligjshme.
I dyshuari A.Gj. (2005, mashkull kosovar) është arrestuar pas marrjes së informatave për përfshirjen e tij në trafikim me substanca narkotike. Në konsultim me prokurorin kompetent, policia ka ushtruar kontroll në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi të konsiderueshme.
Gjatë bastisjes janë gjetur:
- 42 doza të paketuara në qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale 37.98 gram;
- një grinder/mulli që dyshohet se është përdorur për bluarjen e lëndës narkotike;
- një telefon mobil dhe prova të tjera që lidhen me rastin.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Me aktvendim të prokurorit kompetent, A.Gj. është dërguar në mbajtje, derisa rasti do të procedohet më tej për hetime të hollësishme.