Bie fluksi në kufi: Deri në 30 minuta pritje për të dalë nga Kosova
Sipas të dhënave të fundit në ora 08:20, pritjet për dalje nga Kosova ndryshojnë varësisht nga pika kufitare.
Në shumicën e tyre qarkullimi po zhvillohet normalisht, ndërsa në disa pika po regjistrohen pritje më të gjata.
Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, qytetarët po presin deri në 30 minuta, me një kolonë prej rreth 300 metrash. Pritje të zgjatura ka edhe në Merdarë, ku koha e daljes arrin deri në 30 minuta.
Në pikat tjera kufitare pritjet janë shumë më të shkurtra: në Jarinjë koha e daljes varion nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa në Bërnjak, Kullë, Vërmicë, Hani i Elezit, Glloboçicë, Muçibabë, Mutivodë dhe Stançiq pritjet janë rreth 3 deri në 5 minuta.
Situata më e qetë është në kufijtë me Shqipërinë, ku në Qafë të Morinës pritjet janë 2 deri në 5 minuta, ndërsa në Qafë të Prushit vetëm 1 deri në 2 minuta.
Të dhënat janë përditësuar më 18 gusht 2025, ora 08:20.