Kryetari Muharremaj prezanton kandidaturën e Jetush Maliqajt për Asamblenë Komunale të Suharekës

12.08.2025

Kryetari i Komunës së Suharekës dhe njëherësh kandidat për kryetar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se Jetush Maliqaj nga fshati Dubravë do të garojë për një vend në Asamblenë Komunale.

Sipas të dhënave të ndara nga Muharremaj, Maliqaj vjen nga një familje e njohur për ndershmëri dhe kontribut në komunitet. Ai ka shërbyer për dy mandate si kryetar i Këshillit të fshatit Dubravë, duke realizuar një numër projektesh dhe duke përfaqësuar kërkesat e banorëve.

Në njoftim thuhet se përkushtimi i Maliqajt për qytetarët do të vazhdojë, me angazhim të veçantë në shërbim të komunitetit.