Kryetari Muharremaj prezanton kandidaturën e Lirim Qatanit për Asamblenë Komunale
Kryetari i Komunës së Suharekës dhe njëherit kandidat për kryetar nga radhët e AAK-së për zgjedhjet e 12 tetorit 2025, Bali Muharremaj, ka prezantuar Lirim Qatanin nga fshati Duhël si kandidat për Asamblenë Komunale të Suharekës.
Sipas Muharremajt, Qatani është profesionist i shëndetësisë, i cili për vite me radhë ka menaxhuar me përkushtim Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, duke treguar sukses të jashtëzakonshëm në shërbim të qytetarëve.
Ai ka theksuar gjithashtu se Qatani, si i ri në moshë, ka dhënë kontribut për çështjen kombëtare, duke qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më pas i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Në zgjedhjet e këtij viti, Lirim Qatani kandidon për mandatin e tij të tretë në Asamblenë Komunale të Suharekës.