1.
Policia e Kosovës shqiptoi mbi 2500 gjoba në trafik brenda 24 orëve
09.08.2025
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjithsej 2,503 gjoba ndaj kundërvajtësve në trafik.
Në raportin e saj ditor, policia thekson se janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 44 prej tyre kanë qenë me lëndime trupore, ndërsa 87 të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore janë arrestuar 22 persona, prej të cilëve 14 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 persona janë transferuar për vuajtje të dënimit.
Policia apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve.