1.
Aksident i rëndë trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” në Suharekë
08.08.2025
Para pak minutash është raportuar për një aksident të rëndë trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Suharekës.
Aktualisht, nuk ka informacion të saktë mbi numrin e personave të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë autoambulanca dhe njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me menaxhimin e situatës dhe hetimin e shkaqeve të aksidentit.
Portali ynë do të ju mbajë të informuar me detaje të reja sapo ato të bëhen të ditura.