Hamdi Bytyçi prezanton Bjondina Hasanin, ardhjen e re në LVV Suharekë
Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Hamdi Bytyçi, ka njoftuar për një aderim të ri në subjektin politik që përfaqëson.
Foto: Ilustrim
Ai ka bërë të ditur se Bjondina Hasani i është bashkuar Vetëvendosjes, duke e prezantuar si një profil me vlera profesionale dhe integritet.
Sipas njoftimit të publikuar nga Bytyçi, Hasani vjen nga fusha e Shkencave Kompjuterike dhe Sigurisë Kibernetike, dhe përfaqëson një gjeneratë të re që, siç u theksua, “nuk bën kompromise me parimet”.
“Me pasion për teknologjinë dhe drejtësinë sociale, Bjondina sjell energjinë dhe përkushtimin për zbatimin e teknologjisë së informacionit, transparencës digjitale, qeverisjes me të dhëna dhe fuqizimit të rinisë përmes teknologjisë”, thuhet në njoftim.
Bytyçi e ka mirëpritur Bjondina Hasanin në ekipin e tij, duke e konsideruar angazhimin e saj si një hap drejt forcimit të qeverisjes moderne dhe gjithëpërfshirëse në nivel lokal.