Përleshje fizike në Aeroportin e Prishtinës – një person përfundon në mbajtje
Një incident është shënuar mëngjesin e së mërkurës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje.
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për dy meshkuj kosovarë që pas një debati verbal kanë eskaluar në rrahje.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin, njëri prej të dyshuarve është liruar, kurse i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Nuk dihet ende shkaku i saktë i përplasjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijim.