Përleshje fizike në Gjakovë, arrestohen tre persona – dy femra marrin trajtim mjekësor
Një përleshje fizike është raportuar mbrëmë rreth orës 21:52 në rrugën “Pajazit Nushi” në Gjakovë, ku janë përfshirë pesë persona – dy viktima femra dhe tre të dyshuar, përfshirë dy femra dhe një mashkull, të gjithë shtetas të Kosovës.
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë përleshur fizikisht me dy viktimat, të cilat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.
Policia ka arrestuar menjëherë tre personat e dyshuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet nga organet kompetente.