Përleshje fizike në veri – një person ndalohet për 48 orë

29.06.2025

Një përleshje fizike ka ndodhur sot në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicën e Veriut, ku si pasojë një person është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës.

Përleshje fizike në veri – një person ndalohet për 48 orë Foto: Ilustrim

Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani, i cili ka bërë të ditur se nga incidenti një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot pas pranimit të informacionit se në lagjen Kodra e Minatorëve, Mitrovica Veri ka përleshje fizike, Policia ka reaguar dhe ka arrestuar 2 persona, ndërsa të tretin e ka dërguar në spital për të pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit një person me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, ndërsa personi i dytë ka kaluar si dëshmitar,” ka deklaruar Elshani.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe motivet që çuan deri te përleshja. Autoritetet kanë premtuar se do të veprojnë konform ligjit për të garantuar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More