Mbi 17 milionë euro për fermerët, ministri Peci njofton përfundimin e procesit të pagesave

06.08.2025

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se janë procesuar 17.1 milionë euro mbështetje financiare për fermerët e Kosovës, në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2025.

“Këto mjete do të transferohen për pak ditë në llogaritë e juaja bankare. Ju lumshin duart për mundin që bëni për të ushqyer Kosovën”, ka shkruar Peci në një postim drejtuar fermerëve.

Kjo shumë financiare synon të mbështesë punën e fermerëve vendorë dhe të forcojë sektorin e bujqësisë, i cili ka një rëndësi të veçantë për ekonominë dhe sigurinë ushqimore të vendit.

Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se kjo është një pjesë e mbështetjes së rregullt që iu ofrohet fermerëve përmes pagesave direkte.