2498 gjoba të shqiptuara për kundërvajtje në trafik – 142 aksidente brenda 24 orëve

06.08.2025

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat 24-orëshe lidhur me sigurinë rrugore dhe veprimet e ndërmarra në kuadër të zbatimit të ligjit.

Sipas raportit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2,498 gjoba trafiku për kundërvajtësit në rrugët e Kosovës.

Situata në trafik është shoqëruar edhe me një numër të lartë aksidentesh. 103 aksidente janë raportuar me dëme materiale, ndërsa 39 raste kanë përfunduar me persona të lënduar.

Përveç masave ndaj shkelësve të rregullave në trafik, Policia ka ndërmarrë edhe veprime tjera operative. Në periudhën e njëjtë kohore janë arrestuar 19 persona, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 person ka nisur vuajtjen e dënimit.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugë.