Raportohet e zhdukur një grua në Prizren

01.08.2025

Policia e Kosovës ka rikujtuar një rast të pazgjidhur që daton nga viti 2023, i cili lidhet me zhdukjen e një gruaje në qytetin e Prizrenit.

Raportohet e zhdukur një grua në Prizren

Sipas raportit policor, ankuesi – një burrë kosovar – kishte raportuar se një grua, shtetase e Kosovës, ishte larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

“Prizren, 2023, NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj”, thuhet në njoftim.

Megjithëse rasti është regjistruar para dy vitesh, hetimet ende mbeten të hapura dhe janë duke u trajtuar nga njësitet përkatëse hetimore të Policisë së Kosovës.

Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth rrethanave të zhdukjes, ndërsa ftojnë qytetarët që kanë informacion të mundshëm lidhur me këtë rast, të bashkëpunojnë me organet e rendit.

Etiketat

Ofertat e fundit