Kryetari Muharremaj prezanton Albulena Kokollarin si kandidate për Asamblenë Komunale në Suharekë

31.07.2025

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka prezantuar Albulena Kokollarin si kandidate për Asamblenë Komunale, duke vënë në pah përvojën dhe angazhimin e saj në institucione lokale.

Sipas njoftimit, Kokollari, e diplomuar në Ekologji dhe Mbrojtje të Mjedisit, ka pasur një rrugëtim profesional që përfshin rolin e ish-drejtoreshës së Inspeksionit, ndërsa aktualisht drejton Drejtorinë për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë.

Ajo vjen nga fshati Budakovë dhe njëkohësisht mban pozitën e Kryetares së Rinisë në Aleancën e të Rinjve në Suharekë. Muharremaj e ka përshkruar si një profil që njeh nevojat e të rinjve dhe angazhohet për çështje që lidhen me qytetin, mjedisin dhe aktivitetin rinor.

Në njoftimin e tij, ai ka theksuar se Kokollari kandidon për të përfaqësuar zërin e qytetarëve në Asamblenë Komunale, me fokus të veçantë tek të rinjtë.